Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa është mundësia e vdekjes nga virusi misterioz i quajtur koronavirus

Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa është mundësia e vdekjes nga

Doktori i njohur Pëllumb Pipero ka qenë sot  pjesë e emisionit “ Ditë e Re” në TV Ora. Ai ka dhënë informacione shumë të vlefshme mbi koronavirusin.

"Nuk ka vend për të pasur panik, apo frikë, por ka vend vetëm për të pasur kujdes. Është një virus me shumë të panjohura dhe një virus shumë misterioz. I kalon shumë shpejt barrierat kufitare, portuale pavarësisht masave që janë shtuar në të gjithë botën. Jemi me fat që nuk e kemi, por nuk besoj se nuk do e kemi. Shpresoj që rritjet e temperaturave të ulin rritjen e shpërndarjes së virusit.

Nëse nga ky virus preken 100 veta dhe tamponi i del pozitiv, 90% pothuajse nuk kanë klinik farë, pra janë asimptomatikë. Në 10%  që ngelet  manifestojnë sëmundjen . Dhe në këto 10% që manifestojnë sëmundjen vetëm 20% bëjnë forma të rënda. Në këtë aspekt bëhët fjalë se vetëm 2 % për 100-ën e prekur jo për popullatën, se të ishte ashtu në 100 veta do kishin vdekur 2, është shumë", shprehet mjeku infeksionist Pipero.

EMISIONET