Mjeku Beltoja: Një mbyllje e Shqipërisë tani nuk është e nevojshme, duhet vetëm respektimi i masave

Mjeku Beltoja: Një mbyllje e Shqipërisë tani nuk është

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Alban Beltoja u shpreh se tashmë për rastin e Shqipërisë nuk e konsideron si diçka të duhur rikthimin në karantinë.

Alban Beltoja: Problemi është shumë i thjeshtë, mjaftohet që të mbahen maska dhe distanca fizike, e shoqëruar me larjen e duarve. 

Mendoj se në Shqipëria situata e kërkonte një mbyllje drastike në mars. Tashmë që njihen masat dhe me eksperiencën tonë, e quaj mbylljen një gjë jo të duhur. Duhet vetëm të ruajmë masat e rekomanduara, në mënyrë që të ndërpritet përhapja e virusit. Nuk ka nevojë që të bllokohet komplet jeta. 

Shpresoj që të jemi sa më afër një vaksine, pasi duhet të jetë efikase dhe jo të shkaktojë më shumë dëm se sa vetë virusi. Ndërsa një valë e dytë mund të vijë në momentin kur nuk do të respektojmë masat mbrojtëse. 

EMISIONET