I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, mjeku nga Shkodra Arben Pilaca ka thënë se pandemitë nuk luftohen në spitale, por me masa karantine dhe higjienike.

Hila: A ka pasur koronavirus nga janari dhe shkurti?

Pilaca: Nëse flasim për aksesin epidemik, gjithmonë ka këmbën që fillon, rritjen, platonë dhe kemi zbritjen. Sigurisht që në shkurt mund të kemi hapat e parë, por nuk ka qenë dominant, pasi ka korresponduar me gripin. Unë them që ka pasur, por nuk besoj se ka qenë problem në atë moment.

Hila: A mendoni se ka më shumë të infektuar sesa ajo që arrin që të kapin autoritetet?

Pilaca: Karantina e ka dhënë provën e vetë. Është karantina që i ka dhënë modelin e butë. Pandemitë nuk luftohen në spitalet, është gabim që pandemia është quajtur sëmundje, nuk është sëmundje, nuk trajtohet si sëmundje, kap fut në spital dhe shërohu. Lufta fitohet jashtë spitalit, me të gjitha masat, me karantinën, me masat, me higjienën, me të gjitha bashkë. Epidemitë model, nuk kanë kaluar në spitale, janë ndërtuar ad hoc spitale, për t’i shkëputur njerëzit, për të bërë trajtim, karantim dhe shërim.


/Ora News.tv/