Mjekja i bën thirrje qeverisë: Vendosni taksa për ushqimet me sasi të lartë sheqeri dhe kripe

Mjekja i bën thirrje qeverisë: Vendosni taksa për ushqimet me

Një mjeke e Anglisë ka akuzuar industrinë ushqimore për "shkatërrimin e publikut" dhe po bën thirrje që të vendosen taksa për ushqimet me sasi të lartë sheqeri apo kripe.

Doktoresha Dame Sally Davies tha se ëndrra e saj ishte të ulte çmimet e frutave dhe perimeve, gjë që do përmirësojë gjendjen shëndetësore të të gjithëve.

Në raportin e saj vjetor, ajo i kërkoi qeverisë të ndalojë sheqerin e vendosur në kavanoza ushqimi për fëmijë.

Industria ushqimore tha se taksat nuk do të ndryshonin sjelljen e konsumatorit. Detajet e raportit të Dame Sally Davies planifikojnë të krijojnë një komb më të shëndetshëm deri në vitin 2040, me fokus në përmirësimin e mjedisit që i rrethon, që njerëzit të jenë më të shëndetshëm.

Kjo do të thotë se mund të parandalohen me 50% sëmundjet kronike, 40% sëmundjet kancerogjene si pirja e duhanit, mosveprimi fizik, pirja e alkoolit dhe ndotja e ajrit.

EMISIONET