Mjekët: Ushqimi i shpejtë ka tendencën e transmetimit të salmonelës

Mjekët: Ushqimi i shpejtë ka tendencën e transmetimit të

Fast foodet konsiderohen si burim rreziku për transmetimin e salmonelës. Mjekët infeksionistë shprehen se ushqimi i shpejtë është shkak edhe për sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare. Dietologët nga ana e tyre sugjerojnë një dietë të balancuar dhe të pasur me fruta e perime

Mesatarisht 40 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive për shkak të helmimit nga ushqimi. Mjekët infeksionit thonë se shpesh hasen me komplikacione për shkak të ushqimeve fast food.

Pëllumb Pipero thekson se pikërisht ushqimet e shpejta kanë tendencën edhe të transmetimit të salmonelës.

Pëllumb Pipero: Fast food-et janë një mundësi e madhe për transmetimin e salmonelave, që shoqërohen me temperaturë, të përzjera, të vjella, ndonjëherë edhe gjendje të fikti.

Konsumi i ushqimeve fast food sipas mjekëve dhe dietologëve përbën rrezik për shfaqjen e disa sëmundjeve si obeziteti, sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare.

Pëllumb Pipero: Obeziteti nuk ka vetëm peshën, por ka edhe një sërë sëmundjesh, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Kalleshi: Skuqja e patateve është shumë e dëmshme. Buka është një bukë e bardhë, e cila nuk është se të ofron vlera ushqyese.

Një jetë e shëndetshme për ekspertët duhet të përmbajë një dietë të balancuar dhe të pasur me perime, fruta dhe drithëra.

Kalleshi: Bëhet fjalë për të gjitha perimet jeshile, drithrat integrale.

Po ashtu ekspertët e shëndetit apelojnë për konsumimin e ushqimeve të përgatitur në shtëpi ndërsa një apel kanë edhe për institucionet të cilat duhet të intensifikojnë kontrollet.

EMISIONET