Mjekët: Njerëzit që po shmangin spitalet prej frikës së koronavirusit mund të vdesin

Mjekët: Njerëzit që po shmangin spitalet prej frikës së

Njerëzit që vuajnë nga sulmet në zemër, goditjet ose urgjencat e tjera që rrezikojnë jetën, po qëndrojnë larg spitaleve sepse kanë frikë mos kontraktojnë Covid-19, thanë të mërkurën grupet mjekësore.

Por Shoqata Amerikane e Zemrës, Kolegji Amerikan i Mjekëve të Urgjencës dhe disa grupe të tjera mjekësore u bëjnë thirrje njerëzve që të telefonojnë urgjencën për çdo problem dhe të shkojnë në spital kur janë në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, tetë grupet mjekësore thanë se njerëzit me këto shqetësime mund të vdisnin nëse nuk shkojnë në spital.

"Ajo që kemi parë gjatë tetë javëve të fundit është se ka rënë numri i pacientëve që pësojnë sulme në zemër. Kjo është raportuar edhe në vende të tjera të globit", tha Dr. Richard Harrington, një kardiolog ndërhyrës dhe president i Shoqatës Amerikane të Zemrës. Ai ishte ndër autorët e deklaratës së përbashkët.

EMISIONET