Mjekë e Infermierë në spitalet e COVID +1000 euro deri në fund të pandemisë

Mjekë e Infermierë në spitalet e COVID +1000 euro deri në

Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e zjarrit me COVID 19 do të marrin këto ditë pagën mujore + 1000 euro siç edhe ka premtuar qeveria.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook sqaroi se personeli mbështetës i luftës së tyre në vijën e zjarrit deri te sanitarët dhe shoferët e Urgjencës Kombëtare do të kenë në llogarinë  e këtij muaji 500 euro + pagës.

Ky trajtim financiar për ta do të vazhdojë deri në shërimin e paciantit të fundit me koronavirus.

Rama: Deri kur të mbarojë lufta dhe deri kur  pacienti i fundit me COVID të lërë spitalet tona, të gjithë këta do të vazhdojnë të paguhen po kështu.

Kryeministri Rama tha se sistemi jonë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme.

Rama: Ne vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës për ditë më të këqija nëse do të vinë, mos e dhëntë Zoti.


EMISIONET