51 konkurentët nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në Miss  Globe  2019 kanë vizituar mjediset e RTV Ora dhe Ora News. Bukuroshet pjesëmarrëse në këtë kompeticion u njohën nga afër me historinë e televizionit, ndërsa mbetën të impresionuara nga studiot, teknologjia si dhe stafi i dy televizioneve.

Konkurentet e Miss Globe 2019 kanë vizituar një sërë qytetesh të Shqipërisë përpara konkursit final.

Ato janë ndalur dhe në Radio Televizionin Ora News dhe TV Ora.

51 bukuroshet e Miss Globe 2019 , u njohën nga afër me historinë e televizionit, ndërsa mbetën të impresionuara nga studiot, teknologjia si dhe stafi i Radio Televizionit Ora News dhe TV Ora.

I pari ambient i vizituar prej tyre, ishte Muzeu i televizionit, ku ruhen me kujdes e fanatizëm pajisje të medias, por edhe objektet të tjera historike shqiptare.

Përmes fotove, vajzat nga mbarë bota u njohën me rrugëtimin 12 vjeçar të televizionit, ndërsa nuk nguruan të shpehin emocionet e kësaj vizite.

"Është një kënaqësi sepse është një televizion shumë i mirë."

"Pashë  disa vende dhe pjesë shumë të bukura me sende antike."

"Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu në këtë event, e dua shumë Shqipërinë."

"E dashuroj ekranin."

"Jam shumë e lumtur që jam në këtë event dhe televizion, është shumë bukur dhe ndihem mjaft mirë."

Kompeticioni i Miss Globe 2019  që zhvillohet më 21 tetor, do të ketë të përfshira brenda tij dy kompeticione Miss Talent, ku vajzat do të performojnë një minishfaqje dhe Miss Bikini.


/Ora News.tv/