Mirela Kumbaro u shfaq si ministre e kulturës, me tri veçori: 1. E kulturuar, 2. Pedagoge shumë e mirë, 3. Përkthyese e admirueshme.

Me të marrë kolltukun e ministres, intiligjente nga natyra, kuptoi dhe performoi gjatë viteve të saj si ministreshë, rolin e dukjes në fillim, pastaj e tejkaloi dhe arriti kulmin me atë të fasadës. Si fasadaiste ishte gjatë gjithë viteve të saj, e shkëlqyer në këtë përformancë.

Përtej situatave dhe lojërave politike, ajo duhej të ikte, dhe bëri mirë që iku, pavarësisht në i pëlqen a nuk i pëlqen asaj.

Po për çfarë do të mbahet mend ajo?

-Si mjeshtre e reduktimit dhe përjashtimit, harresës dhe mosvlerësimit të vlerave të letërsisë shqipe. Po me mjeshtri: reduktoi Çmimet e Letërsisë , përjashtoi Letërsinë për fëmijë po nga çmimet.

-Mjeshtre në caktimin e jurive, si kjo e fundit, për të gjykuar veprat , të patalentuarit dhe pa kontribute në fushën e studimeve dhe të kritikës letrare.

-Krijoi iniciativa shumë të bukura për librin, vërtet në pamje të jashtme të vlefshme, por aspak rrezatuese.

-Bibliotekat e rrethave i la në mjerim të plotë përsa i përket pasurimit me libra të rinj.

-Bibliotekat e shkollave, kot që ekzistojnë.

-Nuk u shqua dhe as që mendoi për një a disa probleme shqetësuese e vizionare të letërsisë shqipe, të vlerave të botimeve a më gjerë. Munguan platformat.

-Nuk bëri asnjë përpjekje të lidhte ura komunikimi me letërsinë shqipe që botohet në Kosovë.

-Nuk u pa asnjë simpozium, asnjë diskutim letrar, asnjë…

Mbase mund të shtoj edhe plot gjëra të tjera, por… po e përfundoj me fjalinë: bëri mirë që iku. Suksese, e nderuar Kumbaro!

Një profil i tillë i bëri dëm kulturës dhe vlerave, të cilat letërsia dhe arti kishte arritur, aq sa kishte arritur.

/Ora News.tv/