Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar antikushtetues miratimit e projektligjit për demarkacionin. 

VV ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca shprehu besimin se Gjykata do të gjejë shkeljet për demarkacionin.

Ai shprehet se miratimi i marrëveshjes ka shkelur rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Konjufca nënvizoi se deputetët e Kosovës, kanë përcaktuar kufij të rinj gjë që nuk është e mundur.

/Ora News.tv/