Argjentina e Anglia "harrojnë" miqësoret, Gjermani bën paqe me Spanjën

Kanë rezultuar spektakolare miqësoret e luksit të luajta këtë mbrëmje. Nën sytë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi që e ndoqi të gjithë takimin nga stoli, Argjentina mposhti pastër 2-0 Italinë.

Në "Emirates" vendosën golat e Banega e Lanzini respektivisht në minutat 75 dhe 85.

Fitore arriti dhe Anglia që mposhti 1-0 Holandën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga talenti i cili aktivizohet tek Manchester United, Jesse Lingard.Ndërkohë takimi mes Gjermanisë dhe Spanjës u mbyll në barazim 1-1.

Golit të sulmuesit të Valencia Rodrigo në minutën e 6-të, iu përgjigj Tomas Muller në minutën e 35-të, duke i drejtuar skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin e barabartë. Pavarësisht tentativave për të gjetur rrugën e rrjetës, golat e shënuar në pjesën e parë vendosën rezultatin e takimit.

EMISIONET