Ministria e Drejtësisë kërkon para shtesë për gardianët e burgjeve

Ministria e Drejtësisë kërkon para shtesë për

Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2019 është 12.4 mld lekë, me një rritje prej 17% në krahasim me vitin e kaluar. Por pavarësisht kësaj, ky dikaster përmes zv.ministrit kërkoi para shtesë për pagat e oficerëve të burgjeve, pasi fondi prej 177 mln lekësh është i pamjaftueshëm për 3559 gardianë.

"Oficerët tanë të policisë së burgjeve duhet që të kenë një shpërblim financiar të denjë për detyrën që ata kryejnë. Duhet të adresojmë në fushën e investimeve mbipopullimin që kemi në burgje por dhe trajtimin e të dënuarve me dinjitet. 

Deputeti socialist Bashkim Fino në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë tha se vitin e ardhshëm do të ketë një buxhet ekstra. Ndërsa, Spartak Braho shprehu shqetësimin për sigurinë në burgje.

Bashkim Fino: "Në kuadrin e rritjes së pagave edhe policia e burgjeve do të ketë një ngritje të pagave për vitin 2019"

Spartak Braho: "Ne sigurinë në burgje nuk e kemi në nivelin që kërkohet"

Për kompensimin e pronave është akorduar 216 mln lekë, pavarësisht se pas vendimeve të Strasburgut fatura e shpronësimeve do të jetë shumë herë më e lartë.

Pavarësisht se në komision do të raportonin edhe me institucione të tjera, mbledhja ka vijuar pa kamera. Shkak për këtë u bë kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja largoi mediat duke i akuzuar ato se merren me filmime.

EMISIONET