Ministri serb propozon një 'Dejton' të ri për Kosovën

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha se për çështjen e Kosovës nevojitet një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përkujtoi se partia e tij, SDPS, (Partia Socialdemokrate e Serbisë), ka propozuar një plan të zgjidhjes në tri faza.

Ministri serb i ka thënë gazetës malazeze “Pobjeda” se faza e parë nënkupton heqjen e barrierave ekonomike; faza e dytë parasheh zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe zgjidhjen e çështjes se trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ndërsa faza e tretë do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përveç në Kombet të Bashkuara, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se pas kësaj do të duhej parë çfarë do të merrte Serbia si kompensim, por edhe se do të nevojitej një konferencë ndërkombëtare, pra një lloj “Dejtoni”, ku do të hapej plotësisht çështja e Kosovës dhe do kërkohej një zgjidhje përfundimtare për statusin.

Duke folur për idenë e ringjallur të një shteti të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi, për të cilën kohët e fundit flitet në publik, Lajiq tha se ky është një iluzion, duke shtuar se nuk beson se kurrë më nuk do te këtë një shtet të përbashkët. 

EMISIONET