“Duket se marrëdhënia mes Kinës dhe Serbisë do forcohet në këto ditë të vështira.”

Kjo është deklarata e Ministrit të Mbrojtjes Alexander Vulin.

Ai u takua ditën e sotme me një panel prej 6 ekspertësh e mjekësh nga akademia ushtarake e Kinës për të diskutuar mbi situatën me pandeminë e COVID-19.

Ekspertët do të qëndrojnë në Serbi për disa kohë në mënyrë që të ndihmojnë vendin që të kalojnë këtë situatë.

Gjithashtu edhe ditën e djeshme, vetë Presidenti Vuccicc u takua me disa ekspertë.

Disa ditë më parë kreu i shtetit u shpreh se do të kërkojë ndihmë nga Kina duke qenë se Bashkimi Evropian i ka “kthyer” shpinën vendeve anëtare të saj.

/Ora News.tv/