Ministri kosovar "zyrtarizon" kandidaturën e De Biasi-t për pankinën e Kosovës

Pankina e kombëtares së Kosovës është bosh dhe të shumtë janë emrat që përfliten se do të drejtojnë Dardanët në ndeshjet e ardhshme.

Një prej kandidaturave është dhe Gianni de Biasi. Mbetet në formën e një shakaje, po Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behxhet Pacolli është takuar me italianin, dhe ka shkëputur një foto nga ky takim.

E publikuar në rrjetin social "Facebook" të Pacolli-t, ky i fundit shkruan

"Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur".

Nuk dihet se sa të vërteta janë fjalën e cituara nga Pacolli, po për sa kohë De Biasi është i lirë të vendos për të ardhmen e tij, kombëtarja e Kosovës është një mundësi.

Foto e publikuar në "Facebook" nga Behxhet Pacolli:


EMISIONET