Ministri gjerman: COVID-19 do të jetë në fokusin e BE-së kur Gjermania të marrë drejtimin e saj

Ministri gjerman: COVID-19 do të jetë në fokusin e BE-së kur

Pandemia e koronavirusit do të jetë e para në agjendën e BE kur Gjermania të marrë drejtimin e presidencës së saj në gjysmën e dytë të këtij viti.

Kjo është deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Haiko Maas i cili është shprehur dhe me tone kritike ndaj ShBA-së dhe Kinës.

Ai i kritikon ShBA-në dhe Kinën për reagimin e tyre ndaj këtij virusi.

Në një intervistë ditën e premte për gazetën gjermane Der Spiegel shprehet se Gjermani dhe BE nuk do të ndjekin modelin e Kinës dhe ShBA-së për përballimin e krizës.

“Kina mori masa shumë autoritare ndërsa ShBA u vonua shumë që të shpallte gjendjen e emergjencë. Këto janë reagime të skajshme, modele të cilat nuk do t’i ndjeki Europa” – u shpreh ai.

Ndërkohë në një artikull të publikuar ditën e sotme në gjermani, ai shkruan se do ta rikthejë mandatin e presidencës së BE-së në fokus të pandemisë së COVID-19.

Gjermani do të marrë drejtimin e presidencës më 1 korrik të këtij viti.

EMISIONET