Minatorët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë përpara Kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit për minatorët.Ded Marku, një nga hartuesit e draftligjit, thotë se miratimi ka mbetur peng për efekt të buxhetit dhe për këtë i bëjnë thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje.Projektligji parashikon marrjen e statusit për të gjithë ata punonjës të nëntokës që kanë punuar për më shumë se 10 vite.

Punonjësit e nëntokës do të protestojnë të mërkurën përpara Kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Ata i bëjnë thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në këtë kauzë.

Ali Çaushi: Ne do kërkojmë miratimin automatikisht të statusit të minatorit nga qeveria se ka shkuar deri në qeveri dhe qeveria e ka bllokuar, mesa jemi të informuar.

Mark Gjergji: Nuk dihet përfundimi i protestës pasi edhe mund të zgjatet deri në sensibilizimin e qeverisë për miratimin përfundimtar të  statusit të minatorëve.

Njëri prej hartuesve të draftligjit për statusin e minatorit shprehet se ata i kanë dorëzuar propozimet e tyre në Ministrinë e Energjisë dhe të Industrisë por tashmë ka mbetur peng për efektet që do ketë në buxhet.

"Kush ka punuar 10 vjet e gjysmë nën tokë, kanë 25 vjet punë të siguruara dhe 55 vjet moshë, përfiton direkt statusin e punonjësit të minierave nëntokë".

Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.



/Ora News.tv/