Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i ftuar në Arena në RTV ORA ka thënë se duhet pastruar politika nga njerëz të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtet.

Milo: Ndërkombëtarët kanë frikë për riciklimin e krizave në Shqipëri, krizave politike dhe sociale, sepse u rrënon të gjithë investimin që kanë bërë ndër vite në vendin tonë. E dyta: vetë ne nuk jemi të interesuar. Ky vend do të shkojë keq e më keq, më mirë të sakrifikojmë 10-15 politikanë, të cilët janë të lidhur pas interesave dhe pas pushtetit sa janë gati të djegin Shqipërinë për të qëndruar në pushtet apo për të ardhur në pushtet. Prandaj, ai vetting politik, duhet të bëhet në vendin tonë një orë e më parë, që të pastrohet politika nga konfliktualiteti që po ia merr frymën këtj vendi.


/Ora News.tv/