Milo: Nëse ndodh një 97-të tjetër, ndërhyjnë të huajt

Milo: Nëse ndodh një 97-të tjetër, ndërhyjnë

Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, deklaron se ndërkombëtarët do të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë krizës politike shqiptare.

I ftuar në "360 Gradë" në RTV Ora, Milo parasheh ndërhyrje  vetëm në rast se mund të ketë përplasje të fuqishme si ajo e '97-ës.

Paskal Milo: Ne jemi fare në periferi dhe në momentin që politika shqiptare këtu do të vejë deri në ekstrem ku këtu mund të rrezikohet stabilitetit i vendit dhe mund të rikthehet viti i errët i 1997 vetëm atëherë dhe kësaj i ruhen ndërkombëtarët që të mos paguajnë shpenzime të tjera, të mos kenë angazhime për të ristabilizuar Shqipërinë. Por nuk është ky momenti. 

Tani momenti i ndërkombëtarëve është ky që nënvizojnë se çfarë është parësore në demokraci, që jeta politike bëhet brenda institucioneve demokratike.Do vazhdojnë të rrinë në këtë formulë edhe 1 muaj apo 2 muaj. Por në momentin kur, unë nuk e uroj, që në Shqipëri mund të ketë përplasje të fuqishme që do të cënojnë seriozisht stabilitetin e vendit atëherë ndërkombëtarët do të ndërhyjnë me forcë për ti dhënë një zgjidhje Shqipërisë.

E nëse kjo ndërhyrje do të bëhet për të nxjerrë jashtë influencat ruse, siç edhe pretendon mazhoranca me në krye kryeministrin Rama, Milo ka këtë koment:

Milo: Jo. Ky është përceptim  jo realist. Problemi në Shqipëri është problem i brendshëm, kriza nuk vjen nga jashtë.


 

EMISIONET