Milioneri gjen supermakinën e vjedhur nëpërmjet rrjetit social

Një milioner arab arriti të gjente makinën e vjedhur falë rrjetit social. Abdullah Al Fahim kishte paguar një kompani që merret me transportin e makinave për të zhvendosur mjetin e tij Lahmborghini Aventador LP760-2 nga Kana në Lodër.

Por më pas ai mësoi se makina e tij me vlerë 500 mijë euro nuk gjendej dhe llogaria e kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e saj ishte false.

Pronari 30-vjeçar i saj është person me impakt në mediat sociale dhe këtë gjë e ka shfrytëzuar për të gjetur makinën duke iu drejtuar 72 mijë ndjekësve të tij me një postim.

"E ashtuquajtura kompani e mori makinën time nga hotel “Intercontinental” ku po qëndroja. Një ditë pasi isha nisur për në Londër, një burrë më mori në telefon dhe më tha se Lamborghini do të ishte brenda një ore para hotelit ku isha vendosur. Por pas kësaj nuk munda të lidhesha më me të," i tha 30-vjeçari nga Dubai gazetës “Khaleej Times”.

Pasi kuptoi se kishte rënë viktimë e një mashtrimi, ai kontaktoi Interpolin, autoritetet policore dhe ambasadën e Emirateve në Londër.

Pasi postimi i tij u bë viral në rrjetet sociale, makina u zbulua në Varshavë nga një polic polak.

Ajo ishte vjedhur nga një shtetas polak që e kishte marrë makinën nga Franca, në Itali e më pas në Poloni.

Destinacioni përfundimtar do të ishte Rusia ose Ukraina.

EMISIONET