Miliardat nuk po i shërbejnë aspak Kylie Jenner. Sipërmarrësja ka mbetur në spital për shkak të një sëmundje, e cila nuk është zbuluar ende nga mjekët.

Një burim pranë saj ka konfirmuar se është nën vëzhgimin e mjekëve dhe nuk mund të marrë pjesë në asnjë event.

Madje, Kylie nuk mund të shkojë as në inagurimin e koleksionit më të ri Kylie x Balmain në Javën e Modës në Paris. Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter ku shkruajti: "Fatkeqësisht, jam shumë e sëmurë dhe nuk mund të udhëtoj. Më vjen shumë keq që do mungoj në shfaqje, por e di që skuadra ime e mahnitshme, miqtë e mi që janë atje do i japin shpirt këtij eventi".


/Ora News.tv/