"Miliarderi gjenial i krishterë", reperi i famshëm aspiron të bëhet president dhe dëshiron ta quajmë kështu

Reperi i famshëm, Kanye West ka deklaruar se do të kandidojë për President në zgjedhjet e 2024. Ai foli për linjën e tij të re të këpucëve dhe për ndryshimin e emrit.

Në intervistën prej 35 minutash në "Fast Company Innovation Festival", Kanye West po promovonte linjën e re të këpucëve, por zbuloi disa detaje të tjera.

Kanye West: Kur unë të kandidoj për President në vitin 2024, ne do kemi krijuar aq shumë punë sa unë nuk do të vrapoj, por do ec.

Pasi kaloi sfidat e problemeve mendore, të cilën e cilëson si periudha "Vientam", Kanye dëshiron të ndryshojë emrin e tij. Ai tha shaka se ideja i erdhi nga fakti se do ta quajnë miliarder.

Kanye West: Tani që kam kaluar Vietnamin, Forbes më quan milioner dhe njerëzit thonë se duhet të quaj veten miliarder. Prandaj mund ta ndryshoj emrin tim në 'Miliarderi gjenial i krishterë' Kanye West.

Nuk dihet se kur do dalë në treg linja e tij e re apo nëse Kanye do të ndryshojë me të vërtetë emrin.

EMISIONET