Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth arrijnë marrëveshjen e divorcit 1 vit pas dasmës

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth arrijnë marrëveshjen e divorcit 1 vit

Zyrtarisht gjithçka po mbaron mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Gati një vit pas dasmës së tyre të papritur, ET ka mësuar se çifti ka përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes së divorcit.

Dokumentet ligjore u paraqitën të hënën dhe të dyja palët kanë rënë dakord për kushtet.

Këngëtari dhe aktorja kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore ndaj çështja e ndarjes së pasurisë nuk ishte problem.

Ndërsa u ra dakord që Miley do të mbajë kafshët. Sapo të paraqesin dokumentet, do të duhet gjashtë muaj që divorci të bëhet i formës së prerë.

27-vjeçarja dhe aktori ishin në një lidhje prej 10 vitesh. Ata u fejuan në vitin 2012 para se të ndaheshin, por unaza e fejesës së Cyrus ishte përsëri në gisht në vitin 2016. Dyshja u martuan në 23 dhjetor 2018, në Tenesi për tu ndarë sërish.

EMISIONET