Milani "ëndërron" Draxler, PSG propozon shkëmbimin me yllin e kuqezinjve

Milani "ëndërron" Draxler, PSG propozon shkëmbimin me

Julian Draxler në orbitën e Milanit. Ylli i PSG-së mund të ndryshojë ambient pas formës të dobët në Francë dhe  Sipas asaj që shkruan sot “TuttoMercatoWeb” kuqezinjtë janë duke studiuar mundësinë e një huazimi të thjeshtë të 24-vjeçarit, me mundësi për ta transferuar plotësisht gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Në këmbim, ata janë të gatshëm të lejojnë mbrojtësin zviceran, Ricardo Rodriguez të lëvizë në drejtimin e kundërt.

PSG është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë pasi kanë shitur kohët e fundit Yuri Berchichen te Athetic Bilbao.

Rodriguez, gjithashtu është objektiv i Arsenalit, me trajnerin e ri të "topçinjtë" Unai Emery që shikon tek zviceriani lojtarin ideal për të konkuruar me Hector Bellerin. 



EMISIONET