Bashkëpunimi mes Juventus dhe Milanin mund të "zgjohet" sërish.

Dy gjigantët e Seria A po kërkojnë të futen sërish në tratativa për profile lojtarësh konkret dhe Meri Demiral është ai që momentalisht bashkon bardhezinjtë e kuqezinjtë.

Mbrojtësi turk u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë te "Zonja e Vjetër", por me Matthijs de Ligt që është pranë firmës e ardhmja e tij mundet të jetë larg kampionëve. Milan ka shfaqur interes, kjo për shkak edhe të dështimit për të firmosur me Dejan Lovrenit dhe Matija Nastasic.

Prandaj një huazim i Demiral do të ishte mëse i mirëpritur nga kuqezinjtë, të cilët do të fokusonin vëmendjen te 21 vjeçari. Megjithatë, sipas "RAI Sport", Demiral do të jetë pjesë e Sassuolos në sezonin e ri, si pjesë e marrëveshjes së transferimit.


/Ora News.tv/