Milan "magnet" për legjendat e tij

Milan "magnet" për legjendat e tij

Pas Paolo Maldinit, një tjetër legjendë e klubit të Milanit ka vendosur të hedh hapat e para jashtë fushave të blerta.

Braziliani Kaka ka udhëtuar ditën e sotme drejt Milanos dhe mediat italiane kanë spekuluar se ai ndodhet në Italia pasi pritet që të ketë një takim me drejtuesit e Milanit, nga ku më pas do të marrë një rol drejtues te kuqezinjtë.

"Unë jam shumë i lumtur kurdo të vij këtu."-u tha Kaka gazetarëve ndërsa arriti në Itali.

"E pashë ndeshjen kundër Napoli dhe shpresoj se kjo do të jetë një sezon shumë i mirë për Milanin. Unë flas shumë me Leonardo, sepse jemi miq, por nuk kemi diskutuar ende rolin që do të kem në Milano.

"Tani për tani përparësia ime është fëmijët e mi, të cilët jetojnë në Brazil. Duhet të jem me ta. Me Leo dhe Paolo Maldini këtu unë mund të jem edhe më pranë Milanit. Dua të kuptoj atë që më pëlqen të bëj në futboll tani. Kthimi në "San Sir"o për Milan-Romën do të jetë i madh dhe unë pres që Milani të fitojë! "

Kaka u pyet gjithashtu rreth trajnerit Rino Gattuso, si një ish-shok skuadre te Milani.

"Jam shumë i lumtur që Gattuso është trajner i Milanit, Rino gjithmonë ka pasur shumë vendosmëri dhe dëshirë, si dhe një mentalitet të madh. Tani ne shpresojmë se ka rezultate, shpresojmë që rezultatet të vijnë nga karakteri i tij ".-përfundoi ish-fituesi i "Topit të Artë".

Pritet që Kaka të marrë një pozicion vëzhgues te klubi kuqezi, pasi ai nuk dëshiron të kalojë shumë kohë larg nga familja e tij.

EMISIONET