Milan "likujdon" Romën, vendos në presion zonën Champions

Milan "likujdon" Romën, vendos në presion zonën

Një Milan i rilindur ky i Gennaro Gattuzo-s. Pas dy fitoreve në kampionat dhe kualifikimit për në raundin tjetër të Europa League, kuqezijtë mposhtën pastër 2-0 Romën.

Një pjesë e para pa shumë emocione, ndërsa fraksioni i dytë i lojës rezultoi fatal për verdhekuqtë. Me rikthimin nga dhomat e zhveshjeve, sulmuesi i talentuar Cutrone zhbllokoi takimin.

Dyfishimi erdhi nga këmbët e një tjetër lojtari të dal nga akademia kuqezi, Davide Calabria.

Përfundimisht 2 me 0 dhe Milan është totalisht në valle për një vend në Champions League vitin e ardhshëm.

EMISIONET