Milan largon Giampaolo? Trajneri i ri përpilon listën, një shqiptar "vishet" kuqezi

Milan largon Giampaolo? Trajneri i ri përpilon listën, një

Emri i ri për stolin e Milanit.

Sipas raportimeve nga tabloidi britanik "The Sun", kuqezinjtë janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Marco Giampaolo dhe lista është e gjatë. Pas Luciano Spallettit e Jose Mourinho, në garë për pankinën e Milanit gjendet edhe Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Arsenalit ndodhet aktualisht i papunë që prej largimit të tij nga "topçinjtë" dhe një firmë me Milanin do të ishte mëse e pëlqyeshme. Gjithashtu, bashkë me francezin, në "San Siro" do të zbarkonin edhe tre futbollistë mjaft të preferuar të Wenger.

Bëhet fjalë për dyshen e Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil, si dhe një njohje të vjetër të Wenger, Cesc Fabregas. Një lajm që gëzon jashtë mase tifozët kuqezi, të cilët po vuajnë mungesën e cilësive në skuadër dhe rrjedhimisht edhe rezultatet.



EMISIONET