Milan e projektoi për pasues të Giampaolos, tekniku italian firmos te klubi i ri

Milan e projektoi për pasues të Giampaolos, tekniku italian firmos te

Pas pushimeve prej ndeshjeve të kombëtareve, ish-trajneri i Interit dhe Fiorentinës, Stefano Pioli do të kthehet për të udhëhequr një ekip të Seria A. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, me Piolin që i ka dhënë "Po" ofertës së Genoas.

Rezultatet e dobëta e detyruan Preziosin që të largojë Andreazzolin dhe vendin e tij ta marrë Pioli. Ky i fundit kishte oferta edhe nga Milan e Sampdoria, por projekti i klubit xhenovez e ka bindur për të firmosur me ta.

53 vjeçari ishte shumë pranë kalimit te klubi tjetër i qytetit, Sampdoria, por përgjigjia negative bëri që te të kaltërit të nisin tratativa me emra të tjerë të trajnimit. Gennaro Gattuso është emri që po lakohet më shumë në ambientet e "Dorianëve".

Një tjetër opsion është edhe Beppe Iachini, i cili nuk pranoi të komentojë hipotezën, pasi është shënjestër edhe e Cremonese në Seria B.

EMISIONET