Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për tu futur në bisedime me një skuadër të re.

Suedezi ka konfirmuar largimin nga Los Angeles Galaxy me një deklaratë epike, ku u shpreh se tashmë, Zlatan erdhi në ShBA dha maksimumin dhe tani janë të lirë të shikojnë bejzboll. E ka ky largim pritet të përfitojë Milani.

Kuqezinjtë po vuajnë shumë në repartin e avancuar dhe afrimi i një lojtari të profilit të Ibrahimovic mund të ishte ideal për "djallin".

Ndërkohë, "Gazzetta dello Sport" ka zbuluar detaje të reja rreth këtij operacioni. Sipas saj, Milan është e gatshme të nxjerr në shitje emra si Fabio Borini, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez për të mbledhur 60 milionë euro për merkaton e janarit.

Në këtë hapësirë, në listën e dëshirave të Milanit gjendet edhe Zlatan, i cili pritet të përfitojë një kontratë prej 4 milionë euro në vit. Gjithsesi, Milani është destinacioni i vetëm i Ibrahimovic në Seria A.

38-vjeçari pëlqehet edhe nga Bologna dhe Napoli, ekipe që janë të gatshme për të bërë gjithçka për të pasur një skuadër ish lojtarin e Inter, Juventus, Barcelona, PSG dhe Manchester United.



/Ora News.tv/