Milan arrin akordin me mesfushorin kroat

Milan arrin akordin me mesfushorin kroat

Pavarësisht vendimit për ta përjashtuar nga Kupat e Europës, drejtuesit e Milanit nuk janë ndalur në merkato. Klubi kuqezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me mesfushorin kroat të Hamburg, Alen Haliloviç.

Kroati, i cili ishte huazuar në Las Palmas, pritej të bashkohej me Udinese, por në momentin e fundit ka ndryshuar mendim, duke kryer vizitat mjekësore në klinikën "Madonnina"

Ndërsa po largohej nga klinika,Haliloviç u tha gazetarëve:

 "Unë jam i lumtur".

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

 

EMISIONET