Mijëra vullnetarë "derdhen" në plazhe për t'i pastruar nga mbeturinat

Dhjetëra mijëra indonezianë morën pjesë gjatë fundjavës në një aksion masiv pastrimi të vijës bregdetare, si një tentativë për zgjidhjen e problemit të madh të ndotjes detare në vend, bënë me dije sot organizatorët e iniciativës.

Operacioni i pastrimit të bregdetit u krye në 17,000 ishujt e  arkipelagut të  madh në oqeanin Indian me rastin e 74 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në operacion dhe mblodhën qindra ton mbeturina, sipas Pandu Laut Nasional.

Indonezia, prodhuesi i dytë më i madh në botë i mbeturinave detare pas Kinës, është angazhuar të zvogëlojë mbeturinat plastike në det me 70% deri në vitin 2025.

EMISIONET