Panikut që kaploi futbollin italian dhe atë botëror ka marrë një përgjigje zyrtare.

Sinisa Mihajlovic po vuan nga sëmundja e leucemisë. Është vetë tekniku i Bolognas që e konfirmon një gjë të tillë, i cili gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka zbuluar arsyet që shëndeti i tij u rëndua së tepërmi.

Pas kontrolleve, thotë 50 vjeçari rezultova se vuaj nga leucemia, teksa i bën thirrje publike personit që e shpërndau lajmin. Sipas serbit, ky person i ka dhënë fund miqësisë së tyre që zgjati për 20 vite.

“Desha t'ua them personalisht atë që ndodhi edhe pse dikush për të shitur 200 gazeta më shumë nuk e respektoi privatësinë time, duke prishur edhe një miqësi qe zgjaste prej më shumë se 20 vitesh. Kam pasur ethe që në fillim të fazës përgatitore, nuk dukej diçka serioze, por kur zgjati tej mase bëra kontrolle dhe rezulton që kam leucemi. Jam mirë edhe tani, nuk do e kuptoja po të mos bëja kontrolle, që duhen bërë gjithnjë, sepse nuk jemi të pashkatërrueshëm. Ishte një goditje e rëndë kur e mësova, qava edhe kur takova lojtarët e mi, por është një sëmundje që mund të luftohet dhe unë jam gati. Do ta fitoj këtë betejë, falënderoj Bolonjën për dashurinë, është si një familje”.-ishin fjalët e Mihajlovic.

Gjatë karrierës së tij, Mihajlovic ka drejtuar skuadra si Milan, Fiorentina e Torino, ndërsa si futbollist është aktivizuar me Interin, Sampdorian dhe Lazion.

/Ora News.tv/