Mezini: Matësit e ujit blihen 5 dollarë, u shiten qytetarëve 42 mijë lekë

Mezini: Matësit e ujit blihen 5 dollarë, u shiten qytetarëve 42

Gazetarja Valbona Mezini e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se matësat që u shiten qytetarëve me 42 mijë lekë të vjetra, blihen në kinë për 5 dollarë.

Mezini: Qëndrimi i Entit Rregullator të Ujit...kam paragjykime. Mbështes deklaratën e Autoritetit të Konkurrencës, që duhet riparë kostoja dhe më pas të shihet si mund të jetë rritja e tarifës së ujit. Në Shqipëri jetojmë në krizë të thellë ekonomike.

Kur flasim për formalizim të sistemit të furnizimit, kemi të bëjmë me këta matës që blihen me tenderë që thuhet në Itali, por janë kinezë. Maksimumi janë 5 dollarë dhe ua faturon 42 mijë lekë. Janë një politikë çmimesh që i rëndon konsumatorit familjar.


EMISIONET