Metali i çmuar që shkaktoi një 'shkëndijë' të re të kërkimit të arit

Floriri dikur vuri nën 'ethe' kërkuesit e thesareve në Amerikën perëndimore, por tani është kobalti ai që ka 'ndezur shkëndijën' e kërkimit.

Nuk ka patur minierë kobalti në SHBA për dekada.

Por një sërë kompanish minierash tani 'kanë mbirë' në vende si Idaho, Montana dhe Alaska në kërkim të mineralit blu të argjendtë.

Vihet re një rritje e interesit për kobaltin, një përbërës kyç ky në jonet me lithium të baterive që shërbejnë për pajisjet elektronike dhe makinat elektrike.

Në të shkuarën, furnizimi me kobalt varej nga tregjet për bakër dhe nikel, metale më të vlefshme që zakonisht janë nxjerrë së bashku me kobaltin.

Por me çmimet në rritje të kobaltit dhe projektet për konsum të tij në rritje mes 8 dhe 10% në vit, statusi i tij, ka ndryshuar. Këtë e thotë George Heppel, një analist zyrtar që punon për një firmë kërkimi në Londër.

Rreth 300 kompani në mbarë botën janë tani në 'gjueti' të depozitave të kobaltit.

Në SHBA prodhimi i limituar i kobaltit nisi në 2014 për herë të parë pas rreth katër dekadash.


EMISIONET