Presidenti Ilir Meta uron qytetarët e Kosovës che klasës politike për zgjedhjet e mbajtura të dielën.

"Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!" shkruan Meta në facebook.

Deri në mëngjes në webin e faqes së KQZ-së figurojnë të numëruar 95,88 % e tyre, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa janë gjithsej.


/Ora News.tv/