Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito. 

Përmes një postimi në facebook Meta tregon dhe bisedën me perandorin.

"I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej!" u shpreh Meta.

I veshur me 'white tie" kreu i shtetit ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota  në pallatin perandorak në Tokio ku u zhvillua ceremonia dje.   

 



/Ora News.tv/