Meta thirrje qytetarëve: Në 2 mars bashkë kundër grushtit të shtetit

Meta thirrje qytetarëve: Në 2 mars bashkë kundër grushtit

Pas konferencës që mbajti të enjten pasdite, Presidenti Ilir Meta reagoi përsëri në mbrëmje. Duke shprehur falënderimin, “për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale”, Meta u bëri përsëri thirrje qytetarëve të bëhen bashkë në datën 2 mars.

Ilir Meta: Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale! Bashkë në 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Bashkë kundër grushtit të shtetit! Bashkë për Kushtetutën! Bashkë në Besëlidhje! Bashkë për Shqipërinë!

Presidenti i Republikës prej disa ditësh ka nisur publikimin e atyre që ai i quan fakte që çmontojnë “grushtin e shtetit”, të bërë nga mazhoranca për kapjen e Gjykatës kushtetuese. Presidenti ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit, ndërsa i ka bërë thirrje popullit për ta mbështetur.

EMISIONET