Meta: Të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë

Meta: Të shtojmë përpjekjet për një hapje të

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një shkrim të Arben Malaj, duke shkruar se qeveria duhet ta përmirësojë transparencën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbështetëse për biznesin.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se duhen shtuar përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të shpejtë.

Meta: Ndërsa duhet forcuar edhe më tej kontrolli i pandemisë dhe treguesve të saj, duhet të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurt dhe të pakthyeshme të ekonomisë, me qëllim ringritjen e saj sa më të shpejtë. Ju ftoj të lexoni dhe këtë analizë të Prof.Dr. Arben Malaj: Qeveria duhet ta përmirësojë transparencën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbështetëse për biznesin. Konsultimi dhe analiza e kujdesshme e çdo propozimi prej grupeve të interesit.

Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre. Përmirësimi i pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra miliona dollarë apo euro të injektuara në ekonomi. Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative të COVID-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keqqeverisjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë.

EMISIONET