Meta publikon raportin, 55 faqe shpjegim Venecias për zhdekretimin e 30 qershorit

Meta publikon raportin, 55 faqe shpjegim Venecias për zhdekretimin e 30

Publikohet në faqen e presidencës raporti shpjegues i presidentit Ilir Meta për Komisionin e Venecias lidhur me shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh.Në 55 faqe raport, Meta argument se ky akt i presidentit nuk ishte antiligjor dhe antikushtetues sikundër pretendon mazhoranca, e cila kërkon shkarkimin e tij. Lexo raportin e plotë duke klikuar këtu.

Presidenti i Republikës ka publikuar raportin shpjegues për Komisionin e Venecias, një kopje të të cilit delegacioni i këtij të fundit e ka marrë gjatë vizitës së fundit në Tiranë.

Kreu i Shtetit liston argumentet shteruese që e detyruan atë të anulonte dekretin për 30 qershorin.

Ilir Meta: 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëvesi edhe humbi rolin mbikqyrës ndaj ekzekutivit. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jo funksionale. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë antikushtetuese. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore me dosje konkrete.

Opozita refuzoi regjistrimin si konkurent zgjedhor për zgjedhjet lokale. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët. Emigracioni masiv, rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës.

Kreu i Shtetit sqaron më tej se  Presidenti i Republikës është i vetmi institucion kushtetues funksional që ka vullnetin, mundësinë dhe kompetencën ekskluzive kushtetuese për të ndikuar në kapërcimin e krizës.

Komisioni i Venecias do të flasë me datë 11 tetor nëse presidenti Meta e ka shkelur oso jo Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit, përgjigje të cilën ia ka kërkuar Komisioni Hetimor në Tiranë i ngritur për shkarkimin e Presidentit.

Arsyet e Presidentit për zhdekretimin e 30 qershorit

Në kushtet e një krize të rëndë të paprecedentë politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi ku: 1. Palët politike u vendosën në një kurs konstant përplasjeje dhe refuzuan dialogun;

2. Opozita hoqi dorë në bllok nga mandatet parlamentare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën dhe refuzuan në bllok mandatet parlamentare.

3. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative;

4. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëve për shkak të shterimit të listave të kandidatëve nga partitë e opozitës;

5. Parlamenti humbi rolin mbikqyrës ndaj ekzekutivit;

6. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës;

7. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale prej 18 muajsh;

8. Gjykata e Lartë është jo funksionale;

9. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë të njëanshme antikushtetuese;

10. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore të konsumuara në vitet 2016 - 2017 – Dosjet 184 (Bashkia Dibër) dhe 339 (Bashkia Durrës);

11. Opozita refuzoi regjistrimin si konkurrent zgjedhor për zgjedhjet lokale;

12. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre;

13. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët;

14. Përdorimi i gjuhës armiqësore dhe thellimi i ndasive çoi në rritjen e frustrimit shoqëror dhe emigracionin masiv;

15. Rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit. 16. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës e në vecanti përcaktimin e një date të re gjithëpërfshirëse përvec 30 qershorit;

EMISIONET