Meta publikon mesazhet për manifestimin e 2 marsit: Le ta dëgjojë e gjithë bota

Meta publikon mesazhet për manifestimin e 2 marsit: Le ta dëgjojë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos vijojë këtë fundjave më denoncimet e premtuara, sipas tij për shkeljet e bëra ndaj kushtetutës së vendit. Megjithatë mesazhet në facebook nuk kanë munguar.

Duke paralajmëruar pjesëmarrje masive në 2 mars, Kreu i Shtetit ka sjellë në vëmendje protestat në Lindjen e Mesme apo të quajtur "pranvera arabe".

"Pranvera po afron! Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!
PËR SHQIPËRINË!
JO GRUSHTIT TË SHTETIT!
JO SHPOPULLIMIT!
TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!"

Për ata që do të jenë në protestë, kreu I shtetit I ka ftuar të mos kenë flamuj të partive.

"Dhe meqenëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! 

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!"

Prej ditësh Kreu i Shtetit ka publikuar dokumente përmes të cilëve akuzon se është shkelur kushtetuta në propozimin e emrave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.


EMISIONET