Meta para Komisionit Hetimor, Çipa: Riktheu Presidentin në pozicionin e munguar

Meta para Komisionit Hetimor, Çipa: Riktheu Presidentin në

Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa thotë se sjellja e Presidentit Meta para Komisionit Hetimor ishte ndryshe nga ajo çka kemi parë gjatë verës.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Çipa tha se Presidenti u rikthye në pozicionin e munguar të autoritetit të lartë shtetëror.

Aleksandër Çipa: Sot ky ballafaqim në mënyrën si u vendos komunikimi në arsyetimin tim është një ballafaqim që rikthen presidentin në pozicionin e munguar të autoritetit të lartë shtetëror, që për libër të shenjtë ka Kushtetutën. Sjellja, komunikimi me komisionin ishte e ndryshme nga ajo sjellje që kemi parë në sezonin veror me presidentin.

Beti Njuma: Fshihet diçka pas kësaj etike të panatyrshme për palët?

Aleksandër Çipa: Gjuha e trupit dhe ajo që ne e konsiderojmë nënteksti përmes metatekstit është një lexim i një sjellje të re, ose i një mesazhi politik që përcjell ndaj palës politike. Them palës politike sepse në këtë lloj marrëdhënie të hetimit nuk përfshihet vetëm PS, kryeministri, por përfshihet Parlamenti i vendit si një institucion themelor i Republikës.

EMISIONET