Meta: Nuk e kam takuar Ramën, vazhdoj të pres...

Meta: Nuk e kam takuar Ramën, vazhdoj të pres...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se nuk është takuar me kryeministrin Rama. Në konferencën për mediat, kreu i shtetit tha se nuk ka asnjë shqetësim dhe pret ta takojë. Ai ftoi edhe Ramën edhe Bashën për të reflektuar.

Meta: Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria, por me e rëndësishme për politikanët është përgjegjshmëria. Unë mendoj që ata që të dy kanë reflektuar një mungesë të madhe të përgjegjësisë të përbashkët prej një kohe të gjatë. Në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti.

Kjo ka qenë një situatë artificiale, qytetarët shqiptarë nuk e kanë merituar. Sepse ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri.  Ky është një antagonizëm i imponuar nga lart. Për të mos thënë që ndonjëherë më duket si një antagonizëm i orkestruar nga jashtë, për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi pa kuptim dhe në një pozitë jo shumë të favorshme sic e meriton Shqipëria.

Nëse ata reflektojnë tani, kjo është një gjë e madhe. Unë këtë ja kam kërkuar prej kohësh. Kjo ka qenë e pamundur për shkak të mungesës së vullnetit të tyre. Unë i kam dhënë një mundësi për të ecur në rrugën e rikthimit të vendit në shinat e kushtetutës, të shtetit të së drejtës, të dialogut të qëndrueshëm politike edhe të vetë përparimit të integrimit evropian. Sa i takon takimit  tim me zotin Rama unë nuk kam patur mundësi të takohem. Unë nuk kam patur ndonjë mundësi të takohem. Nuk kam asnjë shqetësim, unë përkundrazi vazhdoj ta pres. Unë i takoj të gjithë, sepse kjo është detyra ime si president i Republikës. 

EMISIONET