Meta në Kolegj dhe Parlament për çdekretimin e 30 qershorit

Meta në Kolegj dhe Parlament për çdekretimin e 30 qershorit

Të hënën dekreti i Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit do të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së Partisë Unitetit Kombëtar për t’u çregjistruar  nga procesi zgjedhor.

Në rast se Kolegji do të vendosë çregjistrimin e partisë së Idajet Beqirit, atëherë automatikishtsh lë në fuqi vendimin e Metës për të çdekretuar zgjedhjet vendore.

Por paralelisht Partia Socialiste vijon procedurën për shkarkimin e Ilir Metës, pikërisht për shkak të këtij dekreti.

Në mbledhjen e parë deputetët e  Komisionit të Ligjeve  dëgjuan arsyetimin e kreut të grupit të PS-së Taulant Balla për kërkesën e 55 deputetëve socialistë.

Sipas Ballës, kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën duke marrë atributet e Parlamentit dhe zgjedhësve ndërsa akuzojnë Presidentin se po mban anën e opozitës që po destabilizon vendin.

Balla: Nuk mund të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve pa pëlqim paraprak të partive politike. Presidenti synon të zgjidhë një pseudokrizë institucionale. Kjo opozitë rrugore patjetër që po synon të destabilizojë vendin me protesta në të dhunshme dhe me aktin e tij Presidenti mori kahje të qartë nga opozita, duke shkelur betimin e tij si përfaqësues i unitetit  kombëtar.

Me 24 qershor do të mblidhet sërish Komisioni i Ligjeve për të vijuar me diskutime për kërkesën e socialistëve, ndërsa 2 ditë më vonë do të votohet raporti dhe propozimi për ngritjen ose jo të komisionit hetimor.

Ulsi Manja i bëri thirrje Presidentit që nësë kërkon që të dëgjohet nga Komisioni i Ligjeve është i mirëpritur në punimet e procedurës së shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e tij.

EMISIONET