Meta mesazh me thënien e Trump: Nuk ka demokraci, pa sovranitet!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2019, 12:29
Ndërsa klasa politike "ra dakord për të mos rënë dakord" për reformën zgjedhore, presidenti, Ilir Meta, ka postuar në facebookun e tij fjalimin e presidentit Trump në Asamblenë e OKB-së.
Ai madje ka përzgjedhur thënien e Presidentit Trump "Nuk ka demokraci, pa sovranitet", të cilën thotë se e adhuron.