Meta: Marika Kallamata, humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë
Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së njohur të teatrit dhe kinematografisë, Marika Kallamata.
Meta thotë se ndarja nga jeta e artistes është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
Ilir Meta: Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë. Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!
Homazhet për aktoren do të mbahen nesër, në ambientet e “ArTurbinës”, nga ora 11:00-13:00.