Meta liron nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi

Meta liron nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi

Presidenti, Ilir Meta, dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Turqi, Gent Gazheli.

Lirimi nga detyra është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama. Në vend të tij është emëruar  Kastriot Robo.

"Emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident" thuhet në dekret.

Lirimi nga detyra i Gent Gazhelit vjen disa dit pasi diplomati u vu në qendër të kritikave nga mediat italiane lidhur me vogëlushin shqiptar Alvin Berisha.

Gazheli kishte premtuar se nuk do e linte në kampet e Sirisë 11-vjeçarin, por në fund thjesht nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarit italian duke mos bërë asgjë për t’i shpëtuar jetën Alvinit.

Ishte pikerisht gazetari i “Le Iene” ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të.Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh”, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

EMISIONET