Meta letër KED: Nuk mund të zgjedh anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese

Meta letër KED: Nuk mund të zgjedh anëtarin e dytë të

Presidenti, Ilir Meta nuk zgjedh anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në një letër drejtuar Kuvendit, Avokatit të Popullit dhe Këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi, Meta thotë se 30 ditë janë të pamjaftueshme për tu emëruar dy gjyqtarë.

Sipas argumenteve ligjore që jep Kreu i Shtetit, së pari duhet të zgjedhë Kuvendi dhe më pas i takon atij të zgjedhë anëtarin e dytë.

Në sqarimin e kreut të shtetit thuhet se ai  ka përmbushur pa asnjë vonesë detyrimin kushtetues, për zgjedhjen e Anëtarit të parë, zotit Besnik Muçi, i cili aktualisht ka filluar ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ndaj, thote Presidenti, me të zgjedhur Kuvendi ai do të plotësojë vendin e mbetur bosh nga Altina Xhoxhaj.

Sipas Presidences ushtrimi i kësaj të drejte kushtetuese të Presidentit të Republikës, është tentuar të cënohet hapur nga veprimtaria administrative e ndjekur nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili i ka dërguar listat për plotësimin e kësaj vakance në të njëjtën ditë, me vakancën e parë.

Presidenti i Republikës, kërkon angazhimin e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi kjo çështje që është vlerësuar me kaq pak rëndësi po krijon shteg për pasoja të pariparueshme për organet e emërtesës dhe vetë procesin në tërësi.

EMISIONET