Presidenti ktheu paketën anti-shpifje, OSBE: Rivotimi do t'i hapë rrugë përmirësimeve të mëtejshme

"Rivotimi i ligjeve për mediat audio vizive do t'i hapër rrugë sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare", ky është reagimi i përfaqësuesit të OSBE për lirinë e medas, Harlem Desir.

Në një reagim, Desir tha se është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjesëve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

“Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e OSBE.

Kreu i Shtetit  e cilëson të papranueshme delegimin e kompetencave Këshillit të Ankesave, në varësi të autoritetit të medieve dhe vendosjen e gjobave pa kaluar në gjykatë.

Presidenti argumenton se ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit.

Kreu i Shtetit thotë se ligji i cili solli shumë debat por dhe ngjalli kundërshti të organizmave ndërkombëtarë, përveç Kushtetutës bie ndesh edhe me Konventën  Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nuk është në frymën dhe parimet e vendosura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. 

EMISIONET