Meta kërkon shfuqizimin e ligjit per Teatrin: 8 argumentet pse duhet shpallur antikushtetues

Meta kërkon shfuqizimin e ligjit per Teatrin: 8 argumentet pse duhet

Presidenti Ilir Meta kërkon shfuqizimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe pezullimin e zbatimit të të deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Bëhet fjalë për ligjin nr 37/ 2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

"Së pari, ligji nr.37/2018, i miratuar në datë 20.09.2018, nuk garanton dhe për më tepër i shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Së dyti, ligji nr. 37/2018, miratuar në datë 20.09.2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare apo me objektivat socialë mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre. (neni 3, 59 pika 1, germa “g” e Kushtetutës)

 Së treti, ligji nr. 37/2018 bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim.

Së katërti, ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve (neni 4, 7, 13, 109, 113 i Kushtetutës) .

Së pesti, ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë.

Së gjashtipropozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik.  

Së shtati, ligji nr. 37/2018, nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Së teti, miratimi i ligjit nr.37/2018 nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë. 


Presidenti argumenton dhe projektin urban te godines se re
Nga studimi i dispozitave të ligjit të miratuar më datë 20.09.2018, rezultoi se edhe kjo normë ligjore paraqet elementë që cenojnë drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm.

Presidenti i Republikës, në cilësinë e palës kërkuese në këtë gjykim kushtetues, vlerëson se ligji nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, i miratuar në datë 05.07.2019 dhe datë 20.09.2018;

– nuk është në përputhje me parimet kushtetuese;

– bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

– bie ndesh me aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo ka ratifikuar;

– bie ndesh me përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit;

– në thelb dispozitat e këtij ligji përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë dhe bien ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cenuar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës;

– cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

– bie në kundërshtim dhe jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore;

– cenon parimin e sigurisë juridike lidhur me ushtrimin e të drejtave pronësore mbi të drejtat private të pronësisë;

– nuk garanton mbrojtjen e pronës publike;

– është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare;

– paraqet mangësi dhe paqartësi të theksuara në aspektin e leverdisë ekonomike dhe financiare të shtetit, duke krijuar terren të përshtatshëm për abuzim me pronën publike dhe cenimin e interesit publik

Lexoni ketu argumentin e plote

EMISIONET